Arrestohen edhe 4 shqiptarë për sulmin terrorist në Vjenë: 2 nga Kosova e 2 nga Maqedonia

Publikuar më:

14 persona janë prangosur pas sulmit terrorist në Austri, ku u vranë 5 persona dhe mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë.


Ndërkohë, njëri nga autorët kryesor të sulmit, shqiptari Kujtim Fejzuli me prejardhje nga Maqedonia e Veriut ka mbetur i vrarë pak minuta pas sulmit.

Kujtim Fejzuli nuk kishte vepruar i vetëm. Ai kishte pasur bashkëpunëtorë, në mesin e tyre edhe katër shqiptarë, dy nga Kosova dhe dy nga Maqedonia e Veriut.

Në media janë publikuar fotografitë dhe identiteti i të dyshuarve të cilët tashmë janë arrestuar nga Policia.

Arijanit Fetaj, i lindur në Reqan të Suharekës është një nga të dyshuarit me prejardhje nga Kosova, i cili tashmë ndodhet në duart e policisë.

Përpos Fekës, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist është edhe kosovari Kujtim Kadriu i lindur në Ferizaj.

Të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Vjenë janë edhe shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, Argjend Ganiji dhe Uzeir Avdili.

Ndryshe, përkundër faktit se 14 persona u arrestuan në lidhje me këtë rast, Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karim Nehammare, në mbrëmjen e djeshme tha se nuk ka ndonjë dëshmi se ka pasur atentatorë tjerë, pos shqiptarit nga Maqedonia Veriore, Kujtim Fejzulai.

Përpos të dyshuarve kishte edhe viktima shqiptarë në mesin e të vrarëve.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.