Arrestimet e sotme, Specialja del me një njoftim- tregon për çka dyshohen

Publikuar më:

Gjykata Specialeka njoftuar për “operacione të vazhdueshme në Kosovë”.

Në bazë të njoftimit të Speciales, bëhet e ditur se Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Bashkim Smakaj janë arrestuar nën dyshimin për vepra kundër administrimit të drejtësisë, shkruan Insajderi.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (SPO) po kryen operacione të vazhdueshme në Kosovë në një hetim që fokusohet në veprat kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e SPO-së janë autorizuar gjyqësorisht nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin e ZPS’së.

Kilaj, Fazliu dhe Smakaj janë arrestuar mëngjesin e së enjtes, të cilët pritet të nisen në Hagë.

JU REKOMANDOJMË