Arratiset një person nga paraburgimi në stacionin policor në Drenas – IPK nis hetimet

Publikuar më:

Një person i cili ndodhej në paraburgim në stacionin policor në Drenas, ka arritur të arratiset.

Rasti ka ndodhur javën e kaluar, gjegjësisht me 5 janar.

Mësohet se zyrtari policor me iniciale V. Th., ka qenë përgjegjës për këtë rast.

Ndërkaq, IPK është njoftuar nga Stacioni Policor në Drenas DRP- Prishtinë për incidentin në fjalë.

Në një përgjigje për Telegrafin Inspektorati Policor ka thënë se hetuesit e IPK-së  janë në vazhdën e ndërmarrjes së veprimeve hetimore në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore Prishtinë.

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.