Armend Muja zgjedhet koordinator i degës së VV-së në Mitrovicë

Publikuar më:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, është zgjedhur koordinator i kësaj partie në Mitrovicë.

Kështu kanë bërë të ditur kryesia e VV-së, e cila ka njoftuar përmes komunikatës, shkruan “Jepi zë”.

Sipas komunikatës, koordinatorët kanë përgjegjësi rë merren me procesin e brendshëm zgjedhor që mbahrt së shpejti.

Komunikata e plotë e VV-së:

Në përputhje me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm për rinisjen e procesit të brendshëm zgjedhor, dje dhe pardje, Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka mbjatur mbledhje ku ka shqyrtuar propozimet nga qendrat (degët) me ç’rast ka emëruar koordinatorët e rinj për 33 nga 43 qendrat tona, ndërkohë pjesa e mbetur pritet të emërohet ditëve në vijim.

Ky vit do të jetë i zgjedhjeve të brendshme e koordinatorët e përzgjedhur do të kenë përgjegjësinë që së bashku me grupet punuese të udhëheqin dhe sigurojnë proces të drejtë zgjedhor dhe me gjithëpërfshirje prej nga do të zgjedhen organet e reja të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ashtu siç parashihet me statutin tonë.

Më poshtë janë të listuar emrat e koordinatorëve të rinj sipas qendrave (degëve) tona:

· Qendra në Artanë: Abdyl Gashi
· Qendra në Dardanë: Donjeta Ismajli
· Qendra në Deçan: Faton Selmanaj
· Qendra në Drenas: Egzona Tërdevci
· Qendra Ferizaj: Fatbardha Zogaj
· Qendra në Fushë Kosovë: Shpend Bardiqi
· Qendra në Gjakovë: Arbërie Nagavci
· Qendra në Gjilan: Alban Hyseni
· Qendra në Han të Elezit: Mirsad Shkreta
· Qendra Istog: Fjoralba Raci
· Qendra në Junik: Lavdim Gaxherri
· Qendra në Kaçanik: Jeton Raka
· Qendra në Kastriot: Halil Thaqi
· Qendra Lipjan: Adnan Rrustemi
· Qendra në Mitrovicë: Armend Muja
· Qendra Malishevë: Jetmire Vrenezi
· Qendra në Pejë: Taulant Kelmendi
· Qendra në Prishtinë: Arben Vitia
· Qendra Prizren: Artan Abrashi
· Qendra në Rahovec: Visar Korenica
· Qendra në Skënderaj: Hysni Mehani
· Qendra në Sharr: Erzen Krasniqi
· Qendra në Shtërpcë: Shpejtim Arifi
· Qendra Shtime: Qemajl Aliu
· Qendra në Therandë: Salih Zyba
· Qendra në Viti: Arsim Ademi

Qendrat në mërgatë:

· Angli: Vlora Pireva
· Australi: Sali Rexhepi
· Danimarke: Bernarda Begu Radoncic
· Finlandë: Bujar Hajdini
· Benelux: Ilir Morina
· Itali: Erald Korra
· SHBA: Mimoza Hoti Prestreshi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.