Armend Muja zbarkon në lagjen Tavnik: Hyn në shkollën “Migjeni” për t’i takuar grevisët, disa mësimdhënës e bojkotojnë

Publikuar më:

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja, ka zbarkuar në lagjen Tavnik.

Burime të “Jepi zë” kanë konfirmuar vizitën e deputetit Armend Muja në këtë lagje të Mitrovicës.

Këto burime i kanë thënë redaksisë se deputeti Muja ka hyrë në shkollën fillore “Migjeni” për të takur “miqësisht” grevistët.

Në momentin kur ka hyrë Muja në sallen e takimit, disa nga mësimdhënësit kanë dalur jashtë, ka treguar burimi i “Jepi zë”.

Se vizita e Mujës në Tavnik ka ndodhur sot, është konfirmuar edhe nga banorë të lagjes.

Ndryshe Muja është kandidati i vetëm në garë për kryetar të VV-së në degën e Mitrovicës. Në garë ishin edhe disa të tjerë, të cilët disa u përjashtuan e dikush u tërhiq nga gara.

JU REKOMANDOJMË