Armend Muja voton PRO që shteti të paguajë rrymën për serbët e veriut

Publikuar më:

Komisioni për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës ku Vetëvendosje e ka shumicën e anëtarëve të deputetëve votoi sot që shteti i Kosovës të paguaj 11 milionë euro për energjinë e shpenzuar nga serbët e veriut.


Ky vendim u propozua nga deputetët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Armend Muja ndërsa kundër ishin deputetët e opozitës.

Pati shumë përplasje në Komisionin për Ekonomi lidhur me çështjen e pagesës së rrymës për Veriun e Kosovës.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili i bëri apel deputetëve të Vetëvendosjes që të votojnë kundër pagesës së rrymës për veriun e Kosovës.

Me këtë rast, Uran Ismaili tha se “nese ne si deputet nuk e ngrisim zërin kur shohim abuzim, atëherë ne po ja mundësojmë rrugën krimit. Nuk mund të gjejmë arsyetime, e kemi rastin të votojmë kundër, dhe duhet të votojmë kundër.”

Në këtë çështje, deputetët e VV-së përfshirë Mimoza Kusari-Lilën dhe Armend Mujën votuan për pagesën e rrymës së veriut, ndërsa deputetët e opozitës në këtë komision votuan kundër.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.