Armend Muja shfaqet sërish në Tavnik, tenton të nxis nisjen e mësimit në “Migjeni”

Publikuar më:

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja, është shfaqur sërish në lagjen Tavnik.

“Jepi zë” ka siguruar foto ku Muja shihet duke biseduar me drejtorin e Shkollës “Migjeni”.

Burimet e “Jepi zë” thonë se Muja ka tentuar ta nxis nisjen e mësimit në këtë shkollë.

Kujtojmë se para disa ditësh Armend Muja kishte bërë vizitë të ngjashme duke hyrë në shkollën fillore “Migjeni” për të takuar “miqësisht” grevistët.

Në momentin kur ka hyrë Muja në sallën e takimit, disa nga mësimdhënësit kanë dalur jashtë, ka treguar burimi i “Jepi zë”.

Ndryshe, Muja është kandidati i vetëm në garë për kryetar të VV-së në degën e Mitrovicës. Në garë ishin edhe disa të tjerë, të cilët disa u përjashtuan e dikush u tërhiq nga gara.

JU REKOMANDOJMË