Armend Muja nuk e mohon kandidimin për kryetar, thotë se Agim Bahtiri duhet të ketë kujdes

Publikuar më:

Deputeti i VV-së, Armend Muja, nuk e ka mohuar që do të kandidojë për kryetar të Mitrovicës.

Ai ka thënë se deri tash nuk ka kërkuar pozitë, por nuk përjashtohet që do të ndryshojë angazhim në të ardhmen, shkruan “Jepi zë”.

“Kur jam kyç në VV, kemi menduar që kemi dhënë kontribut. E vërtetë është që në Mitrovicë kam pas mbi 11 mijë vota, për çka jam i lumtur. Vendi që është neglizhuar është Mitrovica. Gjithmonë jam munduar ta ndihmojë Mitrovicën. Zakonisht pozita nuk lypi. S’jam duke lyp pozita, por kur je në një parti nuk e përjashton që mund të angazhohet në diçka tjetër”, ka thënë Muja.

Mirëpo, Muja ka kërkuar nga Bahtiri që të ketë kujdes kur flet për të. Muja ka kërkuar nga Bahtiri që të mos e implikojë në diskutime.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.