Armend Muja me fjalë të rënda për vëllain e tij: Gazmendi është i painformuar, është zero

Publikuar më:

Vëllai i Armend Mujës, Gazmendi kishte bërë një deklaratë se zgjidhja e vetme e problemit me krizën që po kalon Kosova është ish-presidenti Hashim Thaçi.

I ftuar në “Context”, në ATV deputeti i VV-së ka thënë se me vëllain e tij i kanë ndarë rrugët qe 20 vjet dhe nuk ndajnë pikëpamje të njëjta.

“Unë e kam vëlla Gazmend Mujën. Mirëpo në pikëpamje me të dallojmë qe 20 vjet. Asnjëherë çështje politike nuk jemi pajtu dhe nuk kemi diskutu”, tha Armend Muja.

“Unë besoj që Gazmendi është i painformuar, ekspertiza e tij është zero në këtë fushë, opinioni i tij është i manipuluar. Dhe mendoj që qeverisja e z. Thaci, ajo e PDK-së dhe LDK-së e kanë pru këtë gjendje”, tha deputeti i VV-së në Context.

“Ai le ta provoj pse po mendon në atë mënyrë. Nëse ai ka ndonjë autoritet moral dhe intelektual duhet tu referoheni me emër dhe jo vëllai i Armend Mujës”, tha ndër të tjerash Muja.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.