Armend Muja më 2018, e citon studimin ku thuhet se “60% e prejardhjes së shqiptarëve është e afërt me serbët”

Publikuar më:

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Armend Muja, tri vite më parë kishte shpërndarë në profilin e tij në Facebook një raport në të cilin analizohej prejardhja gjenetike e popujve.


Studimi që ishte publikuar nga European Journal of Human Genetics, e të cilit i referohet Muja, konstatonte se mbi 60 % e prejardhjes  gjenetike të shqiptarëve është e përafërt me serbët.

“Sipas studimit, mbi 60 % e prejardhjes tone gjenetike eshte e perafert me Serbet. Shqiptaret ndryshojne nga Serbet per nga permbajtja me e larte e DNA R1B (Evropa Perendimore) dhe pesha me e ulet e DNA I Evropes Qendrore. Prejardhja gjenetike e shqiptareve del te jete e ngjashme me Greket, Sicilianet, Serbet dhe Vllehet”, thuhej ndër të tjera në studimin që ishte shpërndarë nga Muja në korrik të vitit 2018.

Tutje, aty thuhej se serbët nuk janë grup kompakt sllav dhe se ata ndajnë me shume veçori me shqiptaret sesa anasjelltas.

“Shtese e mevonshme: Mesazhi kryesor eshte popullesia shqiptare ndan trajtat biologjike te popullesise autoktone, tipike per Evropen Juglindore. Mesazhi sekondar eshte qe Serbet nuk dalin te jene grup kompakt sllav. Ata ndajne me shume vecori me shqiptaret sesa anasjelltas. Kjo mund te jete indikacion qe Serbizmi dhe nocioni pansllavik eshte konstrukt social. Sic del ne baze te studimit ky konstrukt social eshte ndertuar permes asimilimit te popullesise lokale (e cila ndan shume vecori me shqiptaret). Pra, te dhenat statistikore te bazuara ne Batagglia et al dhe komplementuara permes mostrave tjera (STDV) jane te dizajnuara per te kundershtuar statistikisht premisen qe shqiptaret u dynden ne Kosove, se Serbet kane populluar kete vend historikisht dhe sygjeruara ashpersine mbi te cilen eshte sedimentuar konstrukti social ideor Serb. Interpretimi qe i kane bere portalet ketij studimi eshte i gabuar – dokumenton edhe njehere ngecjen tone ne lexim dhe kerkim shkencor.”, theksohej tutje në postimin e Mujës.

Shpërndarja e këtij studimi nuk ishte pritur aspak mirë nga komentuesit, të cilët ndër të tjera kishin thënë se janë të befasuar që një profesor universitar shpërndan diçka të tillë.

JU REKOMANDOJMË