Armë e municion, krejt çka u gjet në aksionin në Mitrovicë e Vushtrri

Publikuar më:

Policia në Mitrovicë dhe Vushtrri ka konfiskuar dy armë zjarri gjatë 24-orëve të fundit.

Në Vushtrri, policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie me 15 fishekë nga një i dyshuar, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë në Mitrovicë, janë arrestuar dy persona pasi dyshohet se kanë shtënë me armë në ajër.

Nga të dyshuarit është konfiskuar një armë me tytë të gjatë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyve u është caktuar masa e ndalimit policor.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.