Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka vizituar sot Koshtovën e Vllahisë, ku është pritur me ngrohtësi nga familjet Musa dhe Murseli.
Në një postim në rrjetet sociale, Fejza ka ndarë mbresat e saj nga kjo vizitë, duke e veçuar mikpritjen dhe punën e palodhshme të Esetit, një anëtar i familjes Murseli, shkruan Jepi zë.
“Eseti është punëtor i vyer, aktualisht ka 18 krerë lopë e 40 copë bletë,” ka shkruar ajo, duke e vlerësuar përkushtimin e tij ndaj bujqësisë dhe bletarisë.
Me mesazhin “Cep më cep, ditë për ditë,” ajo ka theksuar përkushtimin e saj për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e tyre.