Arjeta Fejza viziton biznesin familjar të familjes Isufi: Një histori suksesi nga zero në një emër të besuar

Publikuar më:

Kandidatja për deputete, Arjeta Fejza, ka vizituar biznesin familjar të Afrim dhe Fadil Isufit, një shembull i suksesit dhe punës së palodhur. Familja Isufi nisi rrugëtimin e saj me përkushtim dhe vullnet të madh, duke ndërtuar një biznes nga zeroja dhe duke fituar besimin e klientëve.

Në këtë vizitë, Fejza u njoh nga afër me punën e tyre, sfidat dhe sukseset që kanë arritur ndër vite. Ajo theksoi rëndësinë e mbështetjes për bizneset familjare, duke vlerësuar rolin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.

“Nuk kishte si të mungonte edhe mikpritja e ngrohtë familjare, me biseda të ndryshme dhe me vëmendje të lartë nga të gjithë,” u shpreh ajo.

Fejza vazhdon takimet me qytetarët dhe bizneset vendore, duke dëgjuar nga afër nevojat dhe shqetësimet e tyre, ndërsa fushata e saj përfaqëson mbështetjen për punën, zhvillimin ekonomik dhe inovacionin.

JU REKOMANDOJMË