Ardita dhe Milica “kalojnë urën”, punojnë së bashku në një organizatë në veri

Publikuar më:

Kalimi i urës në qytetin e ndarë të Mitrovicës shpesh perceptohet si e pazakontë dhe e rrezikshme nganjëherë. Megjithatë, mundësitë për zhvillimin profesional të të rinjëve jo domosdoshmërisht duhet të kufizohen brenda komuniteteve të tyre.

Për të promovuar shembuj të bashkëpunimit të suksesshm, ekipi i RCT e ka organizuar edhe një ngjarje tregimesh me 1 Dhjetor, 2021, në Hapësirën Shoqërore për Dekonstruksion në Mitrovicën Jugore. Ardita Xhemajli, një aktiviste shqipëtare e Kosovës nga Mitrovica Jugore dhe Milica Andric Rakic, një studiuese dhe analiste serbe e Kosovës nga Zubin Potoku, ndanë tregimin e tyre para më shumë se njëzet pjesëmarrës nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Ardita aktualisht është duke punuar tek OJQ Neë Social Initiative (NSI), që gjendet në Mitrovicën Veriore. Pas dekadash pa kontakte mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës, gatishmëria dhe dëshira e Arditës për të punuar në pjesën veriore të qytetit të banuar kryesisht nga serbët e Kosovës ndihet frymëzuese dhe jep një shembull pozitiv se bashkëpunimi multikulturor sjell më shumë mundësi për të gjithë.

Së pari, Ardita aplikoi për praktikë në Iniciativa e Re Sociale (NSI), por jo pas shumë kohe ajo u punsua dhe u bë anëtare e rregult e stafit si rezultat e punës dhe dedikimit të saj. Puna në një organizatë locale ku shumica e anëtarëve të stafit janë serbë të Kosovës për Aridtën nuk ishte një pengesë, por një mundësi. Eksperienca e saj e mëparshme në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë (IBC-M), i cili është një kolegj multietnik, i ka mundësuar asaj të takojë dhe të studioj me student nga e gjithë Kosova. Kështu, Ardita gjithmonë ka menduar se bashkëpunimi ndëretnik duhet të nxitet dhe përmirësohet vazhdimisht.

Perceptimi i saj për pjesën veriore të qytetit ka ndërruar sapo ajo filloi të ishte më e pranishme atje. “U ndjeva e qetë. Unë shëtisja me motrën time dhe nuk kisha asnjë problem të flisja në gjuhën shqipe. Sapo fillova të punoja në NSI, njoha njerëz të rinj dhe njoha jetën në veri të Mitrovicës.”

Milica Andrić Rakić, kolegia dhe mentorja e Arditës nga Iniciativa e Re Sociale (NSI), ka përvojë të gjerë si aktiviste dhe kontribuon në proceset demokratike në Kosovë. Ajo beson fuqishëm se bashkëpunimi ndëretnik i sjell dobi shoqërisë kosovare, veçanërisht për të rinjtë. Takimi i saj i parë me komunitetin shqiptar të Kosovës ishte në vitin 2009 dhe ajo mori përvojë të drejtpërdrejtë me komunitetin që jetonte aq afër saj. “Mjedisi ynë luan një rol të rëndësishëm në përforcimin e paragjykimeve që mund të kemi për njëri-tjetrin, por kjo ndryshoi shpejt pasi u takova dhe fillova të punoja me komunitetin tim fqinj.”

Kur u takua për herë të parë me Arditën, Milica ishte e emocionuar që do të punonte me të, por edhe për ta ndihmuar dhe drejtuar gjatë rrugës.

Milica: “NSI nuk është si asnjë organizatë tjetër këtu. Është një organizatë e hapur për të gjithë shoqërinë, kolegët janë të relaksuar dhe të hapur ndaj njëri-tjetrit. Sa herë që dikush ka nevojë për ndihmë, ai gjithmonë mund të mbështetet tek dikush. Ardita më pëlqeu që në momentin e parë që e njoha. Unë munda të shihja se sa shumë potencial ka ajo, kështu që vendosa t’i afrohem dhe ta ndihmoj me gjithçka që ajo ka nevojë për ndihmë. Me kalimin e kohës u bëmë edhe mike shumë të mira”.

Shembujt pozitivë si Milica dhe Ardita janë inkurajues. Këta shembuj kontribuojnë drejt bashkëpunimit dhe harmonisë multi-etnike në një shoqëri multietnike, veçanërisht në një vend aq fort të ndarë si Mitrovica. Kjo harmoni arrihet përmes gatishmërisë për të bashkëpunuar me të tjerët dhe hapjes ndaj komuniteteve të reja, siç mund të mësojmë nga ky tregim.

Aktiviteti RCT do të vazhdojë të identifikojë dhe promovojë histori pozitive pajtimi për të frymëzuar komunitetet tona që të kërkojnë mundësi jashtë komuniteteve të tyre dhe të zbatojnë aftësitë e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të lidhen me komunitetet fqinje, por ende të ndara. Sigurohuni që të na ndiqni në mediat sociale, dhe ngjarja jonë e ardhshme e tregimit do të presë profesorë nga kolegji IBCM në Mitrovicë.

JU REKOMANDOJMË