Kandidati i LVV-së për kryeqytetin Arben Vitia, nuk është votuar as nga fshati i tij, Mareci. Aty më shumë vota ka marrë kundërkandidati i tij Përparim Rama, nga radhët e LDK-së.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, në Marec, Vitia ka marrë 41 vota, kurse Rama 67.
Mbrëmë Rama ia doli të fitonte raundin e dytë përballë Vitisë, duke marrë 51.07% të votave apo 40,659 vota, për dallim nga Vitia që mori 48.93% të votave apo 38,958 vota.
Madje ky i fundit e pranoj humbjen, ku përmes një conference për media uroj kryetarin e ri.
“Sipas rezultateve që i kemi nga komisionet që i kemi, Prishtina ka një kryetar të ri ai është Përparim Rama”, ka thënë Vitia derisa ka falënderuar aktivistët e VV-sk dhe Ramën për sjelljen e tij.