Arben Vitia gjen vend pune: Punësohet në “Olive”, kompani që u zgjerua gjatë mandatit të tij

Publikuar më:

Ditë më parë në media ishte raportuar se ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të drejtojë një spital të madh shëndetësor “Olive”, i cili pritet të nis punën gjatë muajit qershor.

“Është pothuajse çështje e finanlizuar. Arben Vitia pritet ta drejtojë Spitalin e ri Olive ”, kishte bërë të ditur një burim i Front Online, duke precizuar se këtë spital “Olive” e ka blerë vitin e kaluar në vlerë prej rreth 3 milionë euro.

Për këtë çështje javë më parë Front Online e ka kontaktuar edhe ish-ministrin Arben Vitia, mirëpo ai nuk është përgjigjur në telefonin e tij, përkundër insistimit të shpeshtë të mediumit.

Ndërsa drejtuesi i “Olive”, Fatmir Sejdiu, e kishte mohuar një gjë të.

“Sa i përket ministrit unë nuk kam informatë për këtë punë…Kurrfarë kontrate të nënshkruar me mua nuk ka, nuk ka kurrgjë. Unë jam drejtor, mirëpo nuk ka kurrgjë zyrtare me të, kam muhabet me të si me çdo doktor tjetër”, tha ai.

Por, të gjitha këto deklarata janë hedhur poshtë sot , pasi që vet gruaja e pronarit të spitalit “Olive”, në profilin e saj në rrjetin social Facebook, e ka publikuar një fotografi të stafit të këtij spitali e ku në të shihet edhe ish-ministri Arben Vitia.

 

JU REKOMANDOJMË