Ankohet qytetari: Përse dallon çmimi i naftës deri në 14 cent në Kosovë?!

Publikuar më:

Një qytetari po i duken të çuditshme dallimet në çmime të naftës në pompa që janë larg pak kilometra nga njëra-tjetra.

Ai ka thënë se është e palogjikshme të dallojë çmimi i naftës deri në 14 cent, shkruan “Jepi zë”.

Sipas tij, çmim më të lartë po mbajnë kompanitë e mëdha, ndërkaq ato më të vogla po e mbajnë çmimin më të ulët.

Madje, ai ka dërguar disa fotografi ku shihet dallimi në çmime, që vërehet edhe në naftën e thjeshtë e edhe në atë të pasuruar me aditiv.

Nafta e thjeshtë në një pompë më të vogël kushton 1,13 euro, ndërkaq në brendin e njohur e njëjta është 1,27 euro.

Dallim thuajse të ngjashëm ka edhe nafta e pasuruar me aditiv. Në pompën më të vogël, ai kushton 1,23 euro, ndërkaq në brendin e njohur çmimi është 1,35 euro.

Sidoqoftë, duhet theksuar se çmimi i naftës është rritur në gjithë botën.

JU REKOMANDOJMË