​Anketa e KosovaPress: PDK, partia e parë në zgjedhjet e 6 tetorit

Publikuar më:

Numri i votuesve në anketën e KosovaPress vijon e rritet e kështu ka ndryshime edhe në renditjen e partive politike në pyetjen se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.


Votuesit deri në paraditen e sotme kanë zgjedhur Partinë Demokratike të Kosovës si partinë që duhet të udhëheqë me vendin pas 6 tetorit. 10865 votues ose 36% mendojnë se PDK duhet t’i fitojë zgjedhjet.

Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 9775 vota ose 32%.

Lëvizja Vetëvendosje është e treta me 8626 të votave ose 29%.Është interesant fakti Nisma-AKR-PD dhe AAK-PSD kanë përqindje të njëjtë me 1%, por koalicioni me kandidat për kryeministër Fatmir Limajn ka 432 vota, ndërsa ai me kandidat Ramush Haradinajn 270 vota.

Ndërsa 161 votues kanë thënë se nuk e dinë se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve.Ndryshe, gjatë ditës së djeshme ka qenë LDK që ka udhëhequr me anketën.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.