Ani pse Mitrovica është qyteti më i varfër në Kosovë, Agim Bahtiri vozit veturë rreth 100 mijë euroshe

Publikuar më:

Qyteti i Mitrovicës vazhdon të mbetet ndër më të varfërit në vend, me shkallën më të lartë të rasteve sociale dhe më të ulët të punësimit.

Pavarësisht nga kjo, Mitrovica ka një kryetar të pasur i cili vozit veturë 100 mijë euroshe, shkruan Jepi Zë.

Vetura e kryetarit Bahtiri u bë prapë temë diskutimi pasi i njëjti nuk e kishte deklaruar atë me rastin e deklarimit të pasurisë. Agim Bahtiri veturën e kishte deklaruar në pronësi të të birit.

“Është e djalit tem. E ka ble, është drejtor gjeneral i dy fabrikave. Pse çka ka të keqe? Unë s’muj me pas në deklarim të pasurisë, pasi ai jeton në Holandë. Është mbi emër të tij. Hala si ka marr targat. Qetash e ka ndërru, ia ka dhanë Audin dhe disa pare dhe e ka marrë këtë”, kishte thënë Bahtiri, anipse vetura shihej duke qarkulluar nëpër Mitrovicë.

Ndërsa hiç më larg se më 1 korrik me dhjetëra qytetarë kishin protestuar para ndërtesës së Komunës nën sloganet “Duam punë!”.

Qytetarët ishin deklaruar të zhgënjyet nga kryetari duke kujtuat 15.000 vendet e premtuara të punës.

Mitrovica mbetet nga qytetet më të varfëra sipas Agjencisë së Punësimit, e cila gjatë muajit shkurt të këtij viti, në Mitrovicë kishte regjistruar 4847 persona listën e punëkërkuesve. Nga ta, 1281 ishin gra dhe 2663 burra.

JU REKOMANDOJMË