Minatorët e Trepçës po vazhdojnë të jenë ndër punëtorët më të diskriminuar në Kosovë, pasi atyre nuk po u dalin pagat me kohë.
Ani pse sot është data 15, atyre nuk u ka dalur asnjë cent në llogari, kanë konfirmuar punëtorët e Trepçës për “Jepi zë”.
Dje gjatë ditës u raportua se punëtorët kanë paralajmëruar grevë për vonesë të pagave, mirëpo planet si duket kanë ndryshuar. Punëtorët e njëjtë i kanë thënë “Jepi zë”, se iu është premtuar se pagat do t’u dalin ditën e mërkure apo të enjte.
Sidoqoftë, duhet theksuar se menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” u dorëhiq pikërisht se nuk arriti të sigurojë stabilitet në kompani, dhe u emëruan menaxhmenti i ri të cilëve iu kërkua rregullimi i kësaj situate.
Ndryshe si rezultat i mos menaxhimit të duhur, Qeveria e Kosovës muajin e kaluar ndau një buxhet prej 1milion euro për kryrjen e pagave ndaj punëtorëve, ndërsa u shkarku edhe ish menaxheri Hysen Vrajolli.