Amerika e mbron aksionin në veri: Të papranueshme sulmet ndaj policëve, mediave dhe civilëve

Zëri qytetar

Skandaloze: Uji në Mitrovicë del si puding

Reshjet e shiut si duket kanë trazuar ujërat e pijshëm, pasi dukshëm janë më të ndotur. Ujë që më shumë...

“A guxon ky në Finlandë kështu?”, qytetari i reagon mërgimtarit që parkoi në rrugë...

Një qytetar mitrovicas është irrituar me një mërgimtar nga Finlanda, i cili kishte bllokuar tërësisht rrugën në qendër të...

E rrezikshme: Kabllot e rrymës në mes të rrugës në “Gorimahallë”, një bager i...

Një bager i madh ka kaluar para pak minutash në lagjen e njohur si “Gorimahalla” dhe ka bërë një...

Banorët e fshatit Dedi bëjnë punë të madhe, ia ndërrojnë kulmin shkollës që u...

Banorët e fshatit Dedi kanë marrë aksion për ta hequr kulmin e shkollës që u dëmtua nga reshjet atmosferike. Sipas...

Ankohet qytetari: Asnjë mjek në vendin e punës në Pediatrinë e spitalit të Skënderajt

Papërgjegjësia e stafit mjekësor në Spitalin e qytetit të Skënderajt, ka revoltuar një pacient. Ai ka dërguar disa pamje në...

Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se Washingtoni është i shqetësuar me mënyrën se si është kundërshtuar sot përpjekja e institucioneve të Kosovës për të vendosur rend dhe ligj në të gjithë territorin e Kosovës.

“SHBA’ja është e shqetësuar nga përgjigja që ju dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna, e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave, ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit. Bëjmë thirrje për qetësi”, ka thënë ky zëdhënës për Express i pyetur për zhvillimet e ndodhura gjatë aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri të Kosovës.

Ndërsa, reagim krejt tjetër ka pasur kryediplomati i BE’së, Josep Borell, i cili ka thënë janë të papranueshme veprimet e njëanshme që cënojnë sigurinë.

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Aksionet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar ai në një postim në “Twitter”.

Të fundit

Lajme të tjera