Amerika direkte me Kosovën dhe Serbinë, ka një kërkesë

Publikuar më:

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të martën në mbrëmje ka dhënë një intervistë për BBC-në.

Kurti në emisionin “Hard Talk” ka thënë se nuk do ta lejojë bosnjëzimin e Kosovës.

Ai tha se nuk do ta lejojë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

E lidhur me këtë është deklaruar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Në një përgjigje për Klankosova.tv nga kjo ambasadë thuhet se qëndrimi i SHBA-së nuk ka ndryshuar.

Po ashtu bëhet thirrje që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun Kosovë-Serbi, përfshirë edhe marrëveshjen për Asociacionin.

“Qëndrimi i SHBA-së nuk ka ndryshuar. Është thelbësore që Kosova dhe Serbia të respektojnë zotimet e tyre duke zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme. Këtu përfshihet Asociacioni i Komunave Serbe. Ne nuk po e përshkruajmë se si duhet të zbatohet kjo marrëveshje, apo ndonjë tjetër. Teknikat e zbatimit janë në dorën e palëve”.

E për deklaratën e shefit të ekzekutivit kosovar më herët ka folur edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano.

Stano në një adresim për media tha se marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe duhet të zbatohet.

“BE-ja nuk i komenton deklaratat e të tjerëve. Është e qartë kur bëhet fjalë për zbatimin se çfarë është marrë vesh në dialog”.
“Duhet të bëjmë gjithçka që të zbatohet ajo çfarë është nënshkruar”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.