Ambasadori Kosnett takon Albin Kurtin: Amerika e mbështet Qeverinë e re

Publikuar më:

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philipp Kosnett, ka njoftuar se ka zhvilluar këtë të enjte një takim me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.


Ai ka thënë se ky takim është zhvilluar në kuadër të serive të diskutimeve rreth prioriteteve të përbashkëta Kosovë-SHBA.

“Ne mbesim të përkushtuar për ta ndihmuar qeverinë e re që të ketë sukses dhe të përparojë si një partner i barabartë në Evropë dhe me bashkësinë ndërkombëtare”, është shprehur Kosnett.

“Diskutimet e sotme ishin me fokus në investimet në energji dhe diversifikimin, përfshirë opsionet e qëndrueshme dhe të rinovueshme që do ta çonin Kosovën në të ardhmen drejt rritjes ekonomike”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.