Ambasadori i Ukrainës në Beograd: Serbia të dënojë veprimet e Putinit, ne Kosovën e njohim si pjesë të Serbisë

Publikuar më:

“Ukraina dhe populli ukrainas presin që Serbia ta dënojë lëvizjen e djeshme të Federatës Ruse”, ka thënë ambasadori i Ukrainës në Beograd, Oleksandër Aleksandroviç.

I ftuar në emisionin e mëngjesit në N1, Aleksandroviç tha se është mirënjohës ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili është shprehur se respekton integritetin territorial të Ukrainës.

“Dhe kjo është e mrekullueshme, sepse Ukraina e respekton integritetin territorial të Serbisë, përfshirë Kosovën. Por është e rëndësishme që të bëhet edhe hapi i dytë, sepse sjellja e Putinit dje është drejtëpërsëdrejti kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, ka thënë ambasadori ukrainas.

Duke iu referuar deklaratës së mbrëmshme të Vuçiçit, i cili tha se këto ngjajrje po shkatërrojnë tërë arkiteturën politike dhe atë të sigurisë në mbarë botën, Aleksnadroviç tha se “pajtohet me këtë gjë”.

“Pajtohem me atë. Por Federata Ruse është i vetmi shtet që po e shkatërron atë arkitekturë të sigurisë”.

Presidenti i Federatës së Rusisë, Vladimit Putin, nënshkroi njohjen e shteteve paralele të vetëshpallura në territorin e Ukrainës, të së ashtuquajturës Republika Popullore e Luhanksut dhe Republika Popullore e Donetskut.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.