Albin Kurti kritikoi kosovarët që nuk po lexojnë, por gjuhëtari i gjen disa gabime drejtshkrimore

Publikuar më:

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kritikuar qytetarët për mungesë lëximi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.


Ish-kryeministri Kurti thotë se prindërit në Kosovë nuk lexojnë mjaftueshëm, duke bërë kështu që të mos ketë kulturë leximi. E si rrjedhojë e kësaj, sipas tij, shumica e nxënësve nuk arrin t’i kujtojnë tre librat e fundit që kanë lëxuar.

Por, derisa kritikon prindërit e nxënësit për mungeste të kulturës dhe shprehjes së lëximit, Kurti bën gabime gjuhësore në statusin e tij.

Gjuhëtari Nasuf Abdyli, ka gjetur disa gabime gjuhësore në statusin e Kurtit në rrjetin social Facebook.

“Mbiemrat e gjinisë femërore, të cilët në numrin njëjës që mbarojnë me ër (për shëmbull: e vjetër, e varfër, e shtrembër, e shkurtër), në numrin shumës, shkruhen pa ë-në, e rrokjës së fundit të numrit njëjës. Prandaj, shkruhet, “Të VARFRA, e jo “TË Varfëra”, ka shkruar Abdyli.

Ai ka gjetur edhe gabime tjera kur bëhet fjalë për shumësin dhe njëjësin.

“Kur kryefjala e shprehur me togfjalësh (në këtë rast, “kultura dhe shprehia e leximit”) përbëhet nga dy a më shumë emra, folja që shpreh veprimin e kësaj kryefjale duhet të jetë në numrin shumës. Prandaj, shkruhet “MUNGOJNË kultura dhe shprehia e leximit” e jo “MUNGON kultura dhe shprehia e leximit”. Për të kuptuar më lehtë se sa themelor është ky gabim, të marrin një shembull të një fjalie me fjalë të tjera, por me strukturë të njëjtë morfologjike: Mungon portieri dhe sulmuesi i skuadrës. Pra, portieri dhe sulmuesi i skuadrës…”mungon” apo “mungojnë”?”, ka shkruar Abdyli.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.