Albin Kurti gjeti kohë edhe për flinë e Shpejtim Bulliqit, por e harroi Erden Aticin që garon në Mitrovicë

Publikuar më:

Zgjedhjet lokale në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut që do mbahen më 29 nëntor kanë intensifikuar aktivitetin e partive politike që janë në garë për të marrë pushtetin në këto komuna.


Krerët partiakë kanë dalë në mbështetje të kandidatëve që po garojnë në këto komuna, por në këto paraqitje mbështetëse të fushatës është vënë re një mospërputhje mes Podujevës e Mitrovicës së Veriut, shkruan “Jepi zë”.

Kreu i LVV, Albin Kurti, para disa ditësh kishte filluar në mënyrë indirekte fushatën e VV-së në Podujevë përmes fotos së famshme me fli Llapi në konakun e kandidatit të partisë, Shpejtim Bulliqi.
Ndërkaq sot fushatën e ka hapur edhe zyrtarisht para llapjanëve, duke u zotuar se nën udhëheqjen e Bulliqit do ketë drejtësi institucionale dhe jo punësime me librezë partie e mbiemër farefisi.

Por, Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje lokale ka edhe një kandidat për kryetar komune në Mitrovicë të Veriut. Ai është Erden Atiq.

Pas fushatës së intensifikuar në Podujevë, është vënë re fushata e munguar në Mitrovicë Veriore.

Lëre që nuk e vizitoi, por Kurti deri tash nuk ka dalë as me ndonjë fjalim a formë përkrahjeje për kandidatin Atiq./Jepize

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.