Albin Kurti e mund Avdullah Hotin edhe në fshatin e tij

Publikuar më:

Albin Kurti dhe partia e tij Lëvizja Vetëvendosje kanë shënuar fitore të madhe në zgjedhjet e 14 shkurtit, sipas exit-polleve, të cilat e nxjerrin si partia e parë më 53% të votave të qytetarëve. 


Është interesant fakti se Kurti e ka mposhtur kundërkandidatin e tij nga LDK, Avdullah Hoti, edhe në fshatin e tij, në Ratkoc të Rahovecit.

Në votat që ka siguruar Gazeta Online ‘Reporteri.net’ shihet se VV ka fituar në total 460 vota në Ratkoc, kurse LDK 335 vota që renditet e treta pas AAK-së që ka 452 vota.

E katërta në qendrën e votimit në fshatin e kandidatit të LDK’së për Kryeministër është PDK me 149 vota, kurse NISMA ka veç 27 vota.

Kujtojmë se sipas rezultateve të para preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë më 44,12 për qind të votave të numëruara, shkruan Reporteri.net.}

Ajo pasohet nga PDK-ja më 18,68%, LDK e treta më 14,13 dhe AAK e katërta më 9,97% të votave të numëruara.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.