Alarmon ASK: 106 mijë të rinj në Kosovë të shkëputur krejtësisht nga tregu i punës

Publikuar më:

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka ngritur alarmin për një kategori të shoqërisë mjaft të rrezikuar. Bëhet fjalë për të rinj (të moshës 15 deri 24 vjeç) që nuk janë as në shkollim, as të punësuar dhe as në ndonjë trajnim.

“Rrafsh 106 mijë e 287 të rinj janë në këtë kategori”, thuhet në raportin e ASK-së “Anketa e Fuqisë Punëtore”.

“Për qindjet e larta të këtij grupi në popullsinë e të rinjve rrisin shqetësimet në lidhje me punësimin e të rinjve në të ardhmen pasi tregon shkëputje nga tregu i punës. Përveç kësaj, një numër i madh i të rinjve të pa angazhuar në vendet me papunësi të lartë të të rinjve, siç është Kosova, mund të shkaktojë uljen e fitimeve për shkak të rritjes së konkurrencës, si dhe ka mundësi t’i kontribuojë problemeve sociale”, vlerëson ASK në këtë raport.

Theksojmë se sipas Index Mundi,Kosova ka popullsinë më të re në rajon.

Kosova ka vetëm 7.75 për qind të popullsisë që është mbi 65 vjeç.

JU REKOMANDOJMË