Numër rekord i rasteve me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë.
Ministria e e Shëndetësisë njofton për një tē vdekur dhe 2.943 të infektuar në 24 orët e fundit.
Këto shifra kanë dalë nga 11.563 mostra sa janë testuar gjithsej.
Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 317 të shëruar në 24 orët e fundit.
Dje janë dhënë 4467 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Aktualisht, numri i rasteve aktive është 12396.