Rritja e çmimeve ka prekur shumë edhe sektorin e ndërtimit.
Ky sektor llogaritet të gjenerojë më së shumti vende pune, e poashtu konsiderohet se sektor që ndikon në rritjen ekonomike, shkruan Jepi zë.
Mirëpo, ndërtuesit e banesave janë para një sfide shumë të madhe, pasi çmimi i metalit është rritur shumë.
Ky shtrenjtim ka ndikuar që shumë kompani të ndalin punën, e disa të tjera janë në pritje që ta ndalin, pasi me këtë çmim të metalit thonë se nuk ka llogari të punohet.
Disa ndërtues kanë thënë për gazetën se tregu ka pësuar aq lëvizje, sa të gjitha çmimet kanë ndryshuar.
Situata bëhet edhe më e vështirë, sipas tyre, pasi punët kontraktuale janë aranzhuar me çmime të vjetra, ndërsa me këtë ngritje nuk mund të përfundohen sipas atyre marrëveshjeve, shkruan Jepi zë.
E më këto zhvillime, sipas ndërtuesve, rrezikohen vendet e punës. Sipas tyre, shumë punëtorë rrezikojnë ta humbin vendin e punës.
Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës ende nuk ka prezentuar ndonjë mbështetje për këtë sektor./Jepi zë