Alarmante: 3 persona me maska e armë tmerrojnë fshatin Kçiq, shihen nëpër oborre të shtëpive

Publikuar më:

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar mbrëmjen e kaluar në lagjen Fejza të fshatit Kçiq i Madh, ku disa persona të maskuar janë parë duke lëvizur në rrugë me armë në dorë.

Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë dhe kanë përhapur frikë dhe pasiguri në mesin e banorëve, shkruan “Jepi zë”.

Banorët e lagjes dhe të fshatit janë të tronditur, duke kërkuar urgjentisht reagim nga institucionet përkatëse. Ata theksojnë se ndihen të rrezikuar dhe të pambrojtur, ndërsa ngjarja është cilësuar si një thirrje për më shumë siguri dhe përforcim të rendit publik.

“Meritojmë të jetojmë në paqe, jo me frikën se dikush mund të na trokasë natën në derë me armë në dorë”, është shprehur një nga banorët.

Apeli është drejtuar Policisë së Kosovës dhe autoriteteve kompetente që të trajtojnë rastin me prioritet të lartë dhe të marrin masa konkrete për garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Ndërkohë, edhe diaspora ka shprehur shqetësimin për situatën, duke theksuar përkrahjen për vendlindjen dhe duke kërkuar angazhim serioz nga institucionet në raste të tilla.

PËR VIDEO KLIKONI KËTU:
https://www.facebook.com/share/r/1AVgg1Na34/?mibextid=wwXIfr

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.