Aktivistja Ferizi reagon ndaj idesë për ta zhvendosur Bibliotekën në OmniSport, dyshon që objekti aktual do të lëshohet për biznes

Publikuar më:

Aktivistja e shoqërisë civile, Neriman Ferizi, ka reaguar ashpër ndaj idesë për ta zhvendosur Bibliotekën e Qytetit në objektin e OmniSport, për çka raportoi “Jepi zë” ditë më parë.


Ferizi ka thënë se OmniSport është objekt i dedikuar për sport dhe sipas saj, ndonëse objekti ku gjendet tani biblioteka nuk i plotëson kushtet, njëlloj nuk i plotëson as OmniSport.

Sipas saj, ky objekt është ndërtuar si hapësirë për sport, ndërkohë që Biblioteka kërkon qetësi e jo zhurma.

Ferizi dyshon që ka plan që objekti aktual ku është Biblioteka, mund të lëshohet për biznese siç ka ndodhur me objektin e vjetër të Bibliotekës.

Reagimi i plotë i saj:

Në një lajm të publikuar në media thuhet që Komuna e Mitrovicës planifikon ta zhvendos Biblotekën e Qytetit në Qendrën Multifunksionale OMNI Sport.

Fillimisht, janë shqetësuese kushtet në të cilat gjendet bibloteka sot, por nuk i plotëson kushtet as hapësira në OMNI Sport. Ky objekt është ndërtu me qëllim të një hapsire sportive, nuk është planifikuar më herët për biblotekë. Bibloteka kërkon qetësi e jo zhurma tifozësh.

Në statutin e kësaj qendre multifunksionale mund ta shihni edhe vet që është e dedikuar për aktivitete sportive.

Por, këtu lind dyshimi që hapësirat e biblotekës ku gjendet ajo tani, do të shfrytëzohen nga biznismen për shkak të lokacionit të përshtatshëm për të bërë biznes. E që zakonisht bëhet me kontrata shumë vjeçare e që këto kontrata i kanë kushtuar Mitrovicës qysh nga koha e PDK-së sa ka qenë në pushtet.

Po ua kujtoj disa nga objektet e dhëna në këtë formë:

Qendra e Kulturës në Mitrovicë, ku gjendet edhe teatri, është e rrethuar me biznese të tilla me kontratë shfrytëzimi deri në 99 vite. Aty e keni Famour Bar, pastaj Riverside dhe Check-in. E që shpesh herë i pengojnë shumë aktivitetet që zhvillohen në këtë qendër.

Çka ndryshon udhëheqja e Agim Bahtirit me atë të PDK-së?

Ndryshojnë vetëm militantët, asgjë tjetër.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.