Aktivisti i VV-së: Gurëthyesi i Kamishit që rrafshoi Cërrnushën, ka marrë edhe 1 licencë

Publikuar më:

Imer Fejza, banor i fshatit Kçiq, njëherit edhe aktivist i njohur i VV-së në Mitrovicë, përmes një postimi në facebook, ka reaguar në lidhje me dëmet e mëdha që po i shkaktohen fshatit dhe banorëve nga gurëthyesi në Kodrën e Cërrnushës.


Aktivisti Fejza, këtë gurëthyes e ka quajtur si pronë të deputetit Bekim Haxhiu, ndërsa thotë që ky operator ekonomik po u shkakton dëme në ambient, po e ndot ujin, prish rrugën dhe po ua shkatërron shtëpitë.

Postimi i plotë nga Fejza:

Kodrën e Cërrnushës kanë vendosë me e ba rrafsh me tokë!

Të dashur miq, bashkëfshatar të fshatit Kçiq i Madh dhe ju njerëz që shqetsoheni për vendin tuaj.

Janë dy gurthyes që po na e shkatrrojnë kodrën e Cërrnushës, ndotin ambientin, ndotin ujin e pijshëm, e me shpërthimet që po i bëjnë pa asnjë kriter ose paralajmrim po na i shkatrrojnë edhe shtëpitë.

Kohë më parë janë ankuar banorë të fshatrave përreth, Rashan, Pasomë, Smrekonicë, Cërrnushë, Kçiq i Madh e Kçiq i Vogël, Zasellë e Shupkovc për dëmet që po i shkakton ky gurthyes. Megjithatë kompania e Bekim Haxhiut (Kamishit), me pëlqimin e Komunës së Mitrovicës dhe Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale edhe pas ankesave tona është licensuar për herë të dytë tash në një zonë tjetër të Cërrnushës.

Ashtu siç është e përcaktuar me Ligjin për Miniera dhe Minerale se ndërmarrja para se të aplikoj për shfrytëzim do duhej t’a bëjë projektin e “Vleresimit të Ndikimit Social”, dhe si i tillë ndër të tjera, ai në vete përmban intervista me banorë të fshatit ku ushtrohet veprimtaria së paku nga tre përsona, atëher shtrohet pyetja kush po i jep pelqim nga komuniteti në mënyrë që të përfundoj këtë projekt të kërkuar në Ligjin për Miniera dhe Minerale.

Kompania në fjalë, në fshatin Kçiq i Madh, ka shkatrruar tërsisht rrugën e “Malit”, tani kanë filluar t’a frekuentojnë një rrugë tjetër që t’a shkatrrojnë edhe atë.

E PA TOLERUESHME dhe e PA PRANUESHME!

Si aktivist politik, antarë i Këshillit të fshatit Kçiq i Madh, i bëjë thirrje të hapur e publike, Komunës së Mitrovicës, organeve përkatëse, Ministrisë së Ambientit, Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale që rreptësisht të u’a ndaloj operimin këtyre kompanive sidhe urgjentisht t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara.

Banorët, që nga sot kanë filluar peticionin kundër këtij gurthyesi. Unë ju ftoj që ta nënshkruani të gjithë, sa më shumë aq më mirë e më leht, ndryshe protesta e bllokim i rrugëve!

JU REKOMANDOJMË