Policia e Kosovës realizoi sot një operacion të gjerë në veri të vendit, që rezultoi me bastisjen e 21 lokacioneve dhe arrestimin e 16 personave.
Nga policia, për IndeksOnline deklaruan se aksioni u realizua në dy rajone: Mitrovicë e Jugut dhe Mitrovicë e Veriut, dhe se ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, kontrabandimit me armë dhe municion.
Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, konfirmoi se 13 nga 16 të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
Tadija Radiojeviq, sipas burimeve, është pjesëtar i komunitetit serb në veri dhe nuk ka shumë kohë që ka veshur uniformen e Policisë së Kosovës.