Aksioni i Policisë në Jug dhe Veri të Mitrovicës

Publikuar më:

Një operacion policor ka nisur sot në orët e hershme të mëngjesit në dy rajone të Kosovës, Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar se operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri.

Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion”, pohoi Kelani për Paparacin

Detaje tjera nuk janë bërë të ditura.

“Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë“, shtoi Kelani.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.