Aksidentohet kamioni tek hyrja e shkollës në Shupkovc

Publikuar më:

Një kamion me peshë të rëndë është përfshirë mëngjesin e sotëm në një aksident, nga i cili nuk dihet akoma nëse ka të lënduar.

Sipas dëshmitarit që ka dërguar fotografitë në “Jepi zē”, aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00.

Siç dihet, kjo zonë kufizohet me shpejtësi 50 km/h dhe sugjerohet për kujdes të shtuar pasi aty kalojnë qindra fëmijë që hyjnë dhe dalin nga shkolla.

Vlen të theksohet se mëngjesin e djeshëm edhe një kombi bus doli nga rruga në afërsi të këtij lokacioni.

JU REKOMANDOJMË