Aksidenti tragjik në Çubrel të Skenderajt: Policët pësuan lëndime të rënda trupore

Publikuar më:

E diela ishte e kobshme për familje Gashi. Aksidenti tragjik në fshatin Çubrel, në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, ka marrë jetën e tre anëtarëve të familjes, Zarife Gashi, Agim Gashi dhe Gyltene Potoku-Gashi. Nga aksidenti mbetën të lënduar edhe pesë persona, katër prej tyre zyrtarë policorë.

Nga Policia kanë sot me një njoftim, ku kanë dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin.

Katër policët kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe bashkë me të lënduarin tjetër janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjeteve (njëra veturë civile dhe tjetri automjet i PK-së), ku si pasojë e aksidentit tre persona (civil)  një mashkull dhe dy femra kanë ndërruar jetë, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar ekipi mjekësor,  ndërsa lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër zyrtar policor meshkuj kosovarë dhe një person (civil) mashkull kosovar, të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. “

Policët e lënduar janë trajtuar fillimisht në Klinikën Emergjente dhe më pas janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë.

Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet dhe janë marrë veprimet e nevojshme nga të gjitha njësitë relevante të policisë, IPK-ja dhe prokurori i shtetit.

Trupat e pajetë të tre viktimave janë dërguar në IML për obduksion, ndërsalidhur me aksidentin janë duke u kryer hetime.

JU REKOMANDOJMË