Aksidenti i tmerrshëm në 4 të mëngjesit: 5 policë janë lënduar, 1 taksist në gjendje kritike

Publikuar më:

Një aksident trafiku me pasoja të rënda ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, incidenti ndodhi rreth orës 04:00, ku u përfshinë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar ndihma mjekësore.

“Jepi zë” ka mësuar se në aksident është përfshirë një veturë e Policisë dhe një taksi.

Gazeta ka mësuar se në aksident janë lënduar 5 policë dhe 1 shofer taksie.

Taksisti është në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën, ndërsa edhe një polic ka lëndime të rënda në bosht kurrizor.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, bëri të ditur se njësiti i trafikut rrugor është duke hetuar rrethanat e aksidentit për të zbardhur shkakun dhe përgjegjësinë e palëve të përfshira, mirëpo nuk kanë përmendur askund që e përfshirë në aksident ka qenë një veturë e Policisë me 5 policë në të./jepize

JU REKOMANDOJMË