Aksidenti i frikshëm në Mitrovicë, 3 persona bëhen për spital

Publikuar më:

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më herët në Tunel të Parë në Mitrovicë.

Nga ky aksident janë lënduar tre persona, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Lajmin e ka konfirmuar për “Jepi zë” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar sonte rreth orës 19:40, në në fshatin Tunel i Parë të Mitrovicës. Si pasojë e aksidentit të shkaktuar ndërmjet dy veturave, tre persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjeksor”, ka thënë Zahiti.

“Jepi zë” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se dy vetura janë të dëmtuara rëndë.

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.