Aksident në Kroaci – vdes shoferi kroat, dy kosovarë në gjendje të rëndë

Publikuar më:

Një shtetas i Kosovës është aksidentuar në Kroaci me një veturë tjetër, shoferi i së cilës ka vdekur. Gjashtë persona janë lënduar.

Media kroate “Index” ka raportuar se aksidenti është shkaktuar nga 40-vjeçari i Kosovës i cili ishte me veturën me tabela sllovene. Ai raportohet se doli në korsinë e kundërt dhe përplasi veturën tjetër me targa kroate.

Në veturën kroate ka vdekur shoferi 45 vjeç, ndërsa pasagjerët me të, një grua dhe një burrë – të dy shtetas të Polonisë – kanë lëndime serioze, por janë jashtë rrezikut për jetë.

Në spital është edhe shoferi kosovar për shkak se ka pësuar lëndime të rënda. Lëndime kanë pësuar edhe pasagjerët në veturën e tij, po ashtu shtetas të Kosovës. Një grua 42 vjeçe dhe një 11-vjeçar kanë pësuar lëndime të rënda dhe të rrezikshme për jetë.

 

Një 18-vjeçar tjetër raportohet se është liruar nga spitali me lëndime të lehta.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.