Aksident mes një veture dhe një kamioni në Leposaviq, një i lënduar

Publikuar më:

Një aksident mes një veture me targa vendore dhe një kamioni me targa të Serbisë ka ndodhur në Leposaviq.

Policia ka bërë të ditur se lëndime ka pësuar drejtuesi i veturës, përcjell Klankosova.tv.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture me targa vendore dhe një kamioni me targa të Serbisë, përpos dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

JU REKOMANDOJMË