Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Shupkovc të Mitrovicës, raporton Jepi zë.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes por ende nuk janë deklaruar rreth rastit.
Jepi zë do t’ju mbajë të informuar.