Aksident i rëndë në magjistralen e Mitrovicës, një person i lënduar

Publikuar më:

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura.

Një veturë shihet që ka devijuar nga rruga kryesore.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit një person është lënduar.

“Rreth orës o8:30, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar rrugën  nacionale  Mitrovicë- Prishtinë, segmenti rrugor ne fshatin Grace. Në aksident janë, përfshirë dy vetura. Përveq dëmeve materiale  ĺëndime ka pësuar një  person”, ka thënë Zahiti për Dukagjinin.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes shihet se ka mbërritur Policia e Kosovës dhe autoambulanca.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.