Agim parelia: Deklaron pasuri prej gati 8 milionë eurosh

Publikuar më:

Kryetari i Komunës së Mitrovicës kishte deklaruar se ka milionat kur erdhi dhe mori postin e të parit të qytetit, mirëpo asnjëherë nuk tregoi konkretisht bizneset që kishte jashtë vendit.


Sidoqoftë, Agim Bahtiri rezulton milioner nga pronat e paluajtshme që ka. Sipas deklarimeve që i bëri në qershor të këtij viti, ai ka katër shtëpi e tokë bujqësore, vlera e të cilave arrin 7 milionë e 610 mijë euro, shkruan Jepi zë.

Një shtëpi e Bahtirit, ka vlerën e 860 mijë eurove, një tjetër 200 mijë, e dy të tjera nga 150 mijë euro.

Sipas deklarimeve, Bahtiri ka tokë bujqësore në vlerë hiç më pak se 6 milionë e 250 mijë euro.

Por, gjithë kjo pasuri nuk korrespondon shumë me paratë e gatshme që Bahtiri i ka në bankë. Ai ka deklaruar vetëm 20 mijë euro para të gatshme.

Të ardhura, sipas deklarimit, Bahtiri i ka vetëm dy rroga, atë të kryetarit që dikur thoshte se nuk e merr, dhe të fabrikës së këpurdhave prej 336 euro rrogë në muaj.

Kryetari i Mitrovicës ka deklaruar se posedon një veturë Q7, dhe nuk ka deklaruar dy Range Rovera, të cilat para një jave tha vetë që i ka në pronësi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.