Agim Bahtiri sheh ëndrra në mes të ditës, thotë se do t’i fitojë 65% të votave pa balotazh

Publikuar më:

Kryetari Agim Bahtiri jo vetëm që po pretendon t’i fitojë zgjedhjet në raundin e parë, por ai është i bindur se këtë fitore do ta korrë me 65% të votave.

E për këtë fitore kaq të madhe, ai ka ftuar opozitën të bashkohen sespe përndryshe rezultati i tyre do jetë për keqardhje, shkruan Jepi Zë.

Kjo deklaratë e Bahtirit vjen pak si herët, pasi subjekti i tij, VV, akoma nuk e ka zyrtarizuar atë si Kandidat për Kryerar Komune.

Kundërkandidat i Bahtirit nga partitë e tjera është e pritshme të jetë Bedri Hamza, nga PDK.

Postimi i Agim Bahtirit:

“Asnjë “sondazh” imagjinar e anonim nuk mund të na ndalë për fitoren me 65%+ që në raundin e parë.
Njëkohësisht, i ftoj gjithë opozitën në Mitrovicë të bashkë, sepse nëse garojnë veç e veç rezutati i tyre do të jetë për keqardhje.
AB”.

JU REKOMANDOJMË