Agim Bahtiri me kushëri i shkon në zyrë Glauk Konjufcës, e bisedojnë çështjen e pagesës së rrymës

Publikuar më:

Ish-kryetari Agim Bahtiri, ia ka “zënë derën” kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili e priti bashkë me deputetin Mefail Bajçinovci.

Fshatarët e Gushavcit biseduan me Konjufcën për problemin me KEDS-in, pasi këta të fundit i kërkuan ta paguajnë, shkruan “Jepi zë”.

“Sot së bashku me përfaqêsuesit e lagjes Gushafc dhe Vinarc vizituam Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Z.Glauk Konjufca dhe deputetin e Kuvendit Z.Mefail Bajqinovci. Në takim biseduam për problemet e lagjeve veriore të banuara me shqiptarë, me theks të veçant diskutuam për problemin e rrymës dhe problemit të cilin e kemi me KEDS. Kryetari i Kuvendit ishte në mbështetje te kërkesave të banorëve të fshatrave Gushafc dhe Vinarc”, thonë faqja e fshatit.

Duhet kujtuar se Gushavci e Vinarci janë të vendosur në veri të Ibrit, mirëpo janë nën administrim të Komunës së Jugut.

KEDS-i u ka kërkuar vetëm këtyre fshatrave ta paguajnë rrymën, ndërkohë që fshatrat e tjera nuk do ta paguajnë.

Banorët kanë dalë kundër, dhe janë zotuar se nuk do ta paguajnë rrymën derisa ta paguajë i gjithë veriu.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.