Agim Bahtiri e hapi pa pranim teknik për fushatë: Komuna dërgon përkohësisht nxemëse me tre tela në shkollën e Gushavcit

Publikuar më:

Komuna e Mitrovicës ka bërë një zgjidhje të përkohshme për ngrohjen e nxënësve në shkollën “Harun Beka” në Gushavc të Mitrovicës.

Zyrtarët komunal kanë dërguar sot 20 nxemje me tre tela, ndërsa nesër pritet të dërgohen edhe 20 tjera, shkruan Jepi zë.

Ashtu siç kishe raportuar “Jepi zë” kohë më parë, po dalin probleme pasi shkolla u projektua pa kalldajë.

Për këtë problem, sot shkollën e ka vizituar edhe nënkryetari Arian Tahiri, i cili u prit nga drejtori i shkollës.

Momentalisht kjo është zgjidhja e vetme, mirëpo në ditët në vijim zyrtarët komunalë pritet të shohin mundësi të tjera për zgjidhje.

Njëra nga propozimet është transferimi i nxënësve në ndonjë shkollë të qytetit apo edhe hapja e tenderit për furnizim me kalldajë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.