Aeroplani luftarak i Francës fluturon mbi Ballkan, shumë afër Kosovës

Publikuar më:

Një aeroplan luftarak francez i llojit “Rafale” do të bëjë xhiro mbi Ballkanin Perëndimor gjatë javës së ardhshme, ndërsa do të bëhet pjesë e një stërvitje ushtarake të forcës paqeruajtëse evropiane “EUROFOR”, në Bosnjë e Hercegovinë.

Aty do të asistoj në stërvitjen e avionëve ushtarakë në kuadër të manovrës “Althea”.

Lajmin e bëri të ditur “EUROFOR”, duke konfirmuar se aeroplani francez niset nga aeroplanmbajtësja e “Charles de Gaulle”, është duke kryer aktualisht trajnime operacionale në Detin Mesdhe.

“Në këtë kohë kur ekuilibri i sigurisë në Evropë është tronditur, BE-ja demonstron përkushtimin dhe vendosmërinë e saj të vazhdueshme për të mbështetur një mjedis të sigurt dhe të sigurt në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në komunikatën e misionit evropian.

Demonstrimi ndodh pikërisht në kohën kur situata e sigurisë në Evropë është kërcënuar pas sulmit të Rusisë mbi Ukrainë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.