Adrian Beqiri dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 49 vjeçarit, Driton Salihu

Publikuar më:

  1. 30-vjeçari Adrian Beqiri është arrestuar sot nga Policia e Kosovës si i dyshuar për bashkëkryerje në veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Më 10 korrik të vitit 2021, Driton Salihu, 49-vjeçar mbeti i vdekur si pasojë e plagëve që mori nga arma e zjarrit.

Beqiri u arrestua sot në Vushtrri pas 7 muajve pasi që kishte ndodhur ngjarja, shkruan Jepi zë.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ka njoftuar Policia.

30-vjeçari i dyshuar ishte shpallur në kërkim së bashku me një person tjetër për vrasjen që kishte ndodhur në korrik të vitit të kaluar në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicën jugore.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.