Deklarata e ministrit kroat të Mbrojtjes se Kroacia është e gatshme ta ndihmojë Kosovën, ka bërë që Daçiq ta humbas kontrollin.
Ky i fundit ka deklaruar se shqiptarët e kroatët janë vëllezër në armë.
“Për shumë vite dhe dekada, ka pasur një koalicion midis separatistëve kroatë dhe shqiptarë nga ish-Jugosllavia. Nuk është asgjë e re.”
“Janë vëllezër në armë. Ishin bashkë në çdo luftë, në Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore. Ata ishin në anën e kundërt të shumicës së njerëzimit, por nuk u mor si e mirëqenë.”
“Po ashtu, regjimi shqiptar dhe regjimi kroat ishin në shërbim të Gjermanisë naziste”, ka thënë i dëshpëruari Daçiq.